Baca Xajë siç e kanë thirr me dashamirësi miqtë e vet, ka qenë I palodhshëm, I afërt dhe bashkëpunues me të gjithë që vizion kishin çështjen kombëtare. Vite më parë ka bashkëpunuar edhe me revistën Gjakovapress ku ka publikuar shkrime interesante dhe me plotë vlerë, dhe na ka këshilluar për tema nga më të ndryshmet, për çka redaksia jonë e falënderon përjetësisht duke I shprehë ngushëllime familjes së tij.
Ceremonia lamtumirëse do të bëhet ditën e premte me 14 Korrik në Gjakovë. Nën patronatin e kryetares së komunës së Gjakovës , Mimoza Kusari Lila, në ora 14:00 mbahet mbledhja Komemorative në sallën e madhe të pallatit të kulturës Asim Vokshi ndërsa në ora 15:00 po neser organizohen homazhe në foajen e pallatit. Varrimi i shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Murteza Xajë Nura bëhet të premten në ora 16:00 në varrezat e qytetit.