Gjakovapress

Kërkohen hapa konkret të bashkëpunimit në Malësinë e Gjakovës

La vila foto internet111Në Gjakovë  të enjten është mbajtur  takimi iniciues  për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Shqipëri – Kosovë i titulluar “Zhvillimi social-ekonomik i zonës pilot Gjakovë-Has- Tropojë”. Për  rëndësinë e këtij projekti përkatësisht për këtë  iniciativë, ka fol  kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila ndër të tjera ka veçuar se iniciativat nuk duhet të mbesin në letër por duhet jetësuar:

“Është koha të korrigjojmë padrejtësinë historike lidhur me krijimin e mundësive për zhvillim të ndërsjellët në komunat këndej e andej kufirit. Duhet punuar në jetësimin e procesit të zhvillimit të qëndrueshëm në të dy anët e kufirit, sepse në ketë formë do të ngritët mirëqenia  e banorëve të Gjakovës, Hasit dhe Tropojës. Komuna tani është angazhuar për ndarjen e subvencioneve për mbështetje të bizneseve të vogla që është një mundësi për një zhvillim më të hovshëm të biznesit privat. Nga ana tjetër, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, ka njoftuar të pranishmit lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar,  të nënshkruar mes dy Qeverive, Kosovë-Shqipëri, të zyrtarizuar me deklaratën e përbashkët në mars të këtij viti.

“Kemi folur me folklorizma prej 10 vjetësh.  Folklorin ia lëmë çiftelisë,  neve na duhet ekonomia na duhet një bashkëpunim i vetëm. E rëndësishme është që pas dy viteve ne nuk duhet ta dimë ku është kufiri ku ndodhemi. Ne po shikojmë përtej saj edhe në projektin e madh të Alpeve shqiptare,  që do përfshij edhe Kosovën e Shqipërinë edhe Malin e Zi,  të gjitha majat e Alpeve, të gjitha zonat turistike “, ka thënë ambasadori Minxhozi.

Exit mobile version