Njëri nga klubet sportive me traditë të gjatë në komunën tonë, Klubi i hendbollit Vëllaznimi në ditët në vazhdim me veprimtari të shtuara do ta shënoi 60 vjetorin e themelimit. Me këtë rast me moton “60 vjet Kuq e Zi”, nesër(e premte) prej orës 18.00 në Pallatin e kulturës mbahet ceremonia e hapjes së këtij manifestimi me ç”rast do të flitet për rrugëtimin e klubit dhe do të shfaqet një dokumentar kushtuar Vëllaznimit. Me këtë rast do të ndahen mirënjohje për gjithë ata që kanë kontribuar në arritjet e klubit dhe do të hapet një ekspozitë e faotografive.
Në ditën e dytë dhe të tretë të këtij manifestimi do të mbahet turneu memorial ndërkombëtar Bashkim Idrizi. Në ditën e parë , të shtunën prej orës 17.00 luajnë Vëllaznimi dhe Budva e Malit të Zi ndërsa në ndeshjen e dytë Besa Famiglia dhe Reprezentacioni U 21 i Bullgarisë. Ndërsa të dielën zhvillohen ndeshjet finale të turneut.
19 Shkurt, 2016
Ora 18:00 Hapja e ceremonisë së 60 Vjetorit (Salla e madhe e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”)
-Dokumentari 60 vjet Kuq e Zi,
Ora 19:00 Hapja e ekspozites 60 vjet kuq e zi dhe kokteji (Holli i pallatit të kulturës “Asim Vokshi”)
20 Shkurt, 2016
Ora 10:00 Homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjakovë (Kryesia dhe Lojtarët e KH Vëllaznimit)
Ora 16:30 Hapja e Turneut Memorial “Bashkim Idrizi”
Ora 17:15 KH Vëllaznimi – RK Budva (Refer: A. Vitaku-E.Vitaku, Vëzhgues: F.Hashani)
Ora 19:00 KH Besa Fagmilia – Bullgaria U21 (Refer: I.Bytyqi-S. Kasapi, Vëzhgues: N. Morina)
21 Shkurt, 2016
Ora 13:00 Ndeshja për vendin e 3-të
Ora 15:00 KH Vëllaznimi – Rep. Kosova (Veteranët)
Ora 16:00 Finalja “Bashkim Idrizi”
Ora 17:45 Dekorimi me kupa dhe medalje për fituesit e turneut “Bashkim Idrizi”
Ora 19:30 Darka e Përbashkët