Sipas drejtoreshës së Arsimit, Diana Çarkagjija, komuna e Gjakovës, tashmë e ka zgjidhur këtë problem dhe asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë.
“Drejtoria e ka bërë zgjerimin e klasave, në të cilat do të sistemohen mësimdhënësit e mbetur, ndërsa gjendja do përmirësohet edhe më shumë pas disa muajsh kur do të ketë edhe pensionime të disa mësimdhënësve” ka thënë Çarkagjia .
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se aktualisht është duke u bërë rishikimi i të gjithë mësimdhënësve të komunës së Gjakovës, konkretisht është duke u bërë verifikimi i kualifikimit dhe shpërndarjes së orëve mësimore.
Drejtoria e arsimit së shpejti do të shpallë konkurs për të gjithë ata mësimdhënës që verifikohet se janë duke punuar pa kualifikimin e nevojshëm.