‘ Komisioni ka konstatuar se janë dëmtuar 117 objekte në vlerë prej 215,099 euro, ku prej këtyre dëmeve, 18 objekte i përkasin infrastrukturës publike në vlerë prej 72,600 euro, 5 objekte i përkasin bizneseve në vlerë prej 55,100 euro, 83 objekte u përkasin objekteve familjare në vlerë prej 71,300 euro, ndërsa në bujqësi (sera) është konstatuar se dëmi është në vlerë prej 16,099 euro’, ka thënë Muqaj.
Në takimin e sotem bisedua edhe për kërkesen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale për renovimin e pullazit të banimit social në rrugën “Tirana”, ku është konstatuar se vlera e nevojshme është prej gjashtë mijë euro.
Nga Bordi i Drejtorëve është arritur në përfundim që Komuna t’i adresohet Fondit të Emergjencave të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të kërkimit të mbështetjes financiare për eliminimin e këtyre dëmeve natyrore.