Mysafir i Ansamblit ishte kitaristi i shquar, Astrit Stafa, ligjerues në Shkollen e muzikës Prenk jakova në Gjakovë, I cili u përcollë me duatrokitje.
Orkestra prej 40 anëtarëve impresionoi adhuruesit e muzikës klasike me performancen e shkëlqyer. Edhe me koncertin e sotëm u vërtetua se Gjakova ka një numër të madh talentesh, instrumentistë që janë të zot që me sukses të interpretojnë vepra të shquara të kompozitorëve me nam botërore.Instrumentistët pothuajse të gjithë ishin nga shkolla e muzikës Prenk Jakova, vatër kjo që në vazhdimësi po aftëson dhe po nxjerr talentë muzikor..