Beteja për grumbullimin e bukës së re është në gjysmë të rrugës. 50% e grunajave të Gjakovës janë korrë deri më sot. Kanë ngel edhe rreth 2 mijë e 300 hektarë të pakorrur . Gruri është cilësorë por rendimentet sillen prej 3 mijë deri në 3 mijë e 500 kilogram për një hektarë, thotë Agron Zorra kryetar i shtabit komunal për korrje shirje në drejtorinë Komunale të Bujqësisë duke shtuar se rreth 50 autokombajna deri në fund të këtij muaji do të arrijnë ta përfundojnë në tersi fushatën e korrje shirjeve të drithërave të bardha.