Kompania Rajonale e Mbeturinave Çabrati, krahas pastrimit dhe mirëmbajtjes së gjelbrimit, ka filluar me rregullimin e ulëseve në shetitoren e lumit Krena. Meqë është obligim qytetar që ta ruajm ambientin ku jetojmë , Çabrati bënë APEL që të keni kujdes që të mos i dëmtoni ulset rreth shetitores ose nëse hasni në ndonjë person të papërgjegjshëm duke bërë një veprim të tillë luteniqë të njëjtit ti raportoni në Inspektoriatin Komunal.