Tuesday, December 31, 2024
Lajme

KRM Çabrati : Kujdes për ulëset në hapësirat publike. Të premten pushim për grumbullimin e mbeturinave

Kompania Rajonale e Mbeturinave   Çabrati, krahas pastrimit dhe mirëmbajtjes së gjelbrimit,  ka filluar me rregullimin e ulëseve në shetitoren e lumit Krena. Meqë është obligim qytetar që ta ruajm ambientin ku jetojmë , Çabrati  bënë APEL që të keni kujdes që të mos i dëmtoni ulset rreth shetitores ose nëse hasni në ndonjë person të papërgjegjshëm duke bërë një veprim të tillë luteniqë të njëjtit ti raportoni në Inspektoriatin Komunal.

Kur jemi tek Kompania Çabrati të themi se  me rastin e festës së Fitër Bajramit kompania  nuk do të punojë neser në ditën e parë të Bajramit. Luten qytetarët mos t’i vënë mbeturinat para dyrve të oborrit. Terenet të cilat në bazë të planit operativ është dashur të shërbehen neser me datën: 21 prill do të shërbehen të premten e ardhshme me datën: 28 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *