Friday, April 26, 2024
Humor

HUMOR: Rreth e rrotull Gjakovës nga 17 deri më 22 Prill!

E hënë 17 Prill

Përpara ka pas lezet dita e hënë, dita e pazarit në Gjakovë. Dreka e ditës ishte pasuli pa mish,  pastaj në tregun e gjelbër me pak pare mbushej shporta me pemë e perime, ndërsa buzëqeshja në shtëpi ishte prezente. Sot, jo vetëm që e kemi harruar buzëqeshjen, por na janë bërë të gjitha ditët e javës, ditë pazari!!!

E martë 18 Prill

Lajmi për Liberalizimin e vizave për Kosovarët sot morri dhenë. Disa u gëzuan shumë e disa në diasporë i ndërruan numrat e telefonit!!!

 E merkurë 19 Prill

Shoqata e Transportit rrugor, ka kërkuar sot që çmimet e biletave për transportin ndërurban të ngritën për 25 % për faktin  se janë rritur shpenzimet, duke përmendur edhe çmimet e larta të pjesëve të autobusëve. Naftëtarët po e thonë të kundërtën sepse sipas tyre ka rënë çmimi i naftës. Derisa ata të merren vesh, ne po shkojmë me 5 euro në Prishtinë!

 E enjte 20 Prill

Sot kemi vendosur që të mos flasim për semaforët e Gjakovës. Po thonë se sa më shumë që po i përmendim, ata po e rrisin mendjen, dhe po prishen përditë e më shumë!!!

 E premte 21 Prill

Sot ishte dita e Bajramit të madh. Sot krejt Gjakoves  i vinte era qepë. Kësaj here aroma e qepëve  ishte më e rëndë për shkak të çmimit të lartë. Peshonte 1.5 euro kilogrami, kuptohet  pa mish!!!

 E shtune 22 Prill

Në krejt botën ulëset në parqe vendosen me fytyrë kah fontanat. Te ne ka ndodhë e kundërta. Ulëset janë me shpinë kah Fontana. Si duket kjo u bë që  pushuesit që ulen në ulëset e reja, të mos e shohin fontanën  që nuk funksionon! (Z.V)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *