Thursday, March 28, 2024
Kulturë

Koncert i madh i Edi Furres, çerek shekulli këngë magji

Këngëtari i shquar  Edi Furra, që tashmë ka pushtuar adhuruesit e muzikës së mirëfilltë shqipe, të mërkurën në mbrëmje para publikut gjakovarë u prezantua me koncertin recital me titull “25 vjet me Edin, çerek shekulli këngë magji”. Ishte një shfaqje e rrallë  muzikore ku Edi  interpretoj këngë nga repertori i tij që përfshinë të gjitha trojet shqiptare. Koncerti me 20 interpretime, filloi me këngën “Kenke nuri bukurisë” dhe u mbyll me këngën “Bishtalecat,” i shoqëruar gjithnjë nga një orkestër profesionist që krijojë një atmosferë festive të muzikës popullore shqipe.

“Kjo që realizova sonte, ishte ëndërr imja dhe jam i lumtur që këtë ma mundësoi publiku i zjarrtë në sallë”, tha Edi duke falënderuar udhëheqësin artistik Florent Boshnjakun dhe gjithë ekipin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *