Komuna e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë e Prizrenit janë shumë me fat që e konsumojnë ujin cilësor të KRU Gjakova. Kështu u tha sot pas disa thashethemeve për ujin e pijes pas vërshimeve të mëdha që përfshinë territorin e komunës së Gjakovës. Të gjithë ata që furnizohen me ujë të pijshëm nga KRU “Gjakova”, mund ta përdorin këtë ujë të pastër të Liqenit të Radoniqit edhe pas reshjeve dhe vërshimeve. Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha se uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur dhe në vazhdimësi nën kontrollet e laboratorit.
“I sigurojmë të gjithë konsumatorët se uji është i cilësisë së lartë dhe është në nivel të duhur” tha Syla-Dina, duke hedhur poshtë disa thashetheme për ujin e pijes.