Ndër projektet madhore që kanë filluar ose do të fillojnë brenda vitit 2015, Kusari – Lila ka përmendur impiantin e ujrave të zeza, ngrohtoren e re të qytetit, rrjetin e ujit të pijes në 3 regjionet rurale të komunës së Gjakovës e të tjera. Por, mbi të gjitha, Kusari – Lila ka thënë se komuna është e fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe me këtë rast ka përmendur se gjatë 3 muajve të ardhshëm pritet të hapen të pakten edhe 3 fabrika, të cilat fillimisht do të punësojnë rreth 200 punëtorë.
Nga ana tjetër, qytetarët prezent në fjalët e tyre kryesisht janë fokusuar tek problemet individuale, siç janë strehimi, infrastruktura, punësimi e të tjera.