Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa garen, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të kolegëve, që të përbashkët e kanë punën në radio.
Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe në këtë edicion të 11-të, gara në mes të radiostacioneve u zhvillua në tri kategori, “Radio – Reportazhë”, “Raport Radiofonik” dhe “Spote Publicitare”.
Tema e sivjemë e Radio – Reportazhit, e caktuar nga organizatori, ishte “Trashëgimia Kulturore, thesari ynë”, temë rreth së cilës edhe u fokusuan gazetarët pjesmarrës. Sipas organizatorëve, kjo temë është përzgjedhur për faktin se trashëgimia kulturore është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli.
Prandaj, pasuria e madhe e trashëgimisë kulturore e historike nga çdo cep i trojeve shqiptare kishte vënë në kërkim gazetaret e radiove shqiptare pjesëmarrëse në këtë festival, që të përgatisin radioreportazha cilësore me laryshinë e temave.
Manifestimi i ndarjes së çmimeve për më të mirët, u mbajt në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Festivali i radiove “Radiofest” u mbajt për herë të 11-të, mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Gjakovës.
Vlerësimet e jurisë për edicionin e 11-të Radiofest 2015
REPORTAZHI
Vendi i tretë: Radio Lushnja- “Vallja dyshe myzeqare” – – Saimir Mertiri
Vendi i dytë: Radio Alba – Klinë “Qyteti heshtur” – Shqipe Desku
Radio Theranda “Revya e Rapsodisë” – Refki Reshitaj
Vendi i parë: Radio Peja – “Mullinjtë;” – Halil Gashi
RAPORTI radiofonik
Vendi i tretë: Radio Theranda- Minire Bytyqi
Vendi i dytë: Radio Lushnja Saimir Mertiri
Vendi i parë: Radio Kukësi Jonuz Hallaqi
REKLAMAT
Vendi i tretë: Radio Helix Prizren
Vendi i dytë: Radio Vizioni- Podujevë
Vendi i parë: Radio Shkodra
IDEJA DHE TEKSTI
Vendi i parë: Radio Vizioni- Fazli Veliu per reportazh. “Një çaj në Llap”
ZERAT MË TË BUKUR RADIOFONIK
Meshkujt:
Vendi i parë: Redi Myftari – Radio Fieri
Femrat:
Vendi i parë: Driada Hoxha Radio Tirana
Çmimi I nikoqirit: Radio Gjirokastra