Për të gjitha këto vërejtje e kritika të opozitarëve është përgjigjur Lekaj, i cili ka hedhur poshtë shumicen prej tyre.
“Unë jam shumë i vëmendshëm në shpenzime dhe këto shpenzime që po i cekni ju mua po më duken normale. Për këtë, edhe nga raporti i auditimit komuna e Gjakovës është vlerësuar pozitivisht. Përshembull tek drekat zyrtare, duhet ta dini se në Gjakovë vijnë shumë delegacione të huajat të cilave unë nuk kam mundësi tu them se nuk kame para dhe të mos u shtroj një drekë. Por, nëse ju gjeni një faturë që unë vetëm kam shpenzuar për dreka e gjëra të tilla, atëherë jam i gatshëm që publikisht të kërkoj falje”, ka thënë Lekaj.
Duke folur për mungesen e donacioneve, Lekaj e ka fajësuar qeverinë e Kosovës anashkalim të Gjakovës.
“Nga organizata të ndryshme ndërkombëtare kemi fituar mbi 5 milion euro donacione, por kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për qeverinë e vendit, e cila na ka injoruar tej mase”, ka thënë Lekaj.