
Gjakova është në rrugë të mirë të zgjidhë problemin e ujërave të zeza. Kosova ka nënshkruar të premten, një marrëveshje me Bankën gjermane KFW për ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjakovës. Projekti kalon shumën prej 16 milionë euro nga të cilat 13.6 milionë do të financohen nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i Financave, Besim Beqaj, drejtoresha e Bankës gjermane KFW për Kosovë, Esther Gravenkotter dhe kryeshefi ekzekutiv I kompanisë “Radoniqi”, Ismet Ahmeti. Me nënshkrimin e kesaj marrëveshjes janë siguruar 5.6 milionë nga Qeveria gjermane. Mjetet tjera të cilat nevojiten për shpronësim do të sigurohen nga Komuna e Gjakovës. Investimi përfshinë ndërtimin e fabrikës së ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorit të ri, rehabilitimin e kolektorit të vjetër, rehabilitimin e disa pikave kritike në qytet si dhe masa e nevojshme për operim të fabrikës.