Gjakovapress

Mbushen ujë hyrje daljet e Gjakoves

Vershimet -Hyrje daljet e Gjakovës jo vetëm që janë bërë të bezdishme për trafikun e dendur dhe pritjet, ato këtyre ditëve kur ka reshje të vazhdueshme të shiut, kur po mbushen me ujë, janë bërë të vështira edhe të kalohen.

Dalja për Prizren, përkatësisht Ura e Llukacit,  sikurse edhe para urës në anën tjetër të daljes nga qyteti për Prishtinë ku janë mbyllur kanalet kulluese, sa   herë bie shi bëhet e pakalueshme për këmbësorët të cilëve në këto pjesë u mungon edhe trotuari.

Banorët e këtyre zonave  të qytetit e më së shumti nxënësit që kalojnë cdo ditë, kur mblidhet uji heqin të “zitë e ullirit” për ta kaluar urën. Këtë shqetësim e kanë ngrit edhe këshilltarët komunal në mbledhjen e djeshme, duke kërkuar që kjo gjendje të tejkalohet dhe sipas tyre kjo bëhet me pak punë e pak para. “Derisa të ndërtohet rrethrrotullimi, nuk bënë të lejohet një gjendje e tillë”, thanë ata duke adresuar kërkesën në Drejtorinë e Shërbimeve Publike për të ndërmarrë masat e duhura..

Exit mobile version