Me 29 gusht pritet të fillojnë punimet në Lomen e Drithit, një projekt i CHVB-së dhe komunës që ka për qëllim rregullimin e kësaj pjese të rëndësishme të Çarshisë së Vjetër. Për shkak të këtyre punimeve nga kjo datë do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nëpër rrugën që qon deri te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Për të arritur deri tek shtëpia e shëndetit, sipas drejtuesve të sektorit të trafikut në Kuvendin komunal të Gjakovës, do të shfrytëzohen rrugët tjera alternative të cilat do të pajisen me shenja trafiku.