Ansambli i Teatrit Profesionist në Gjakovë, ka filluar të merkuren përgaditjët për inskenimin e premierës së dytë për këte vit. Bëhët fjalë për dramën “Budallai” të autorit Lari Shue, rexhinë e të cilës do ta bënë rexhisorja Zana Hoxha-Krasniqi, skenografinë dhe kostumet Petrit Bakalli, ndërkaq në rolet kryesore paraqitën Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Ahmet Bakia, Yllka Lota, Daniela Markaj e të tjerë.
Ndryshe, “ Budallai” është një komedi e lehtë e bazuar në një dramë për jetën e Ëilliam dhe Tanzi Boyd dhe tregon se si një akt i thjeshtë i mirësisë mund t’i shkatërroj jetërat e tyre.
Premiera e komedisë “Budallai” të autorit Lari Shue, në intepretim të Teatrit Profesionist në Gjakovë, pritet kah mesi i muajit të ardhëshëm.