“Kam pranuar të kandidoj për kryetare të Gjakovës, që ta udhëheqë këtë komunë në mandatin e ardhshëm katër vjeqar, gjegjësisht ta finalizojmë fitoren e mbetur përgjysëm në vitin 2009”, ka thënë ajo gjatë prezentimit të kandidaturës për kryetare të Gjakovës.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kjo parti është dëshmuar edhe në të kaluarën se din të punojë për interesat kombëtare dhe se edhe për Gjakovën kanë platformë me anë të së cilës do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur bindjen e saj se do të udhëheqë me këtë qytet për katër vjetet e ardhshme.
Aktualisht AAK ka kandidatin e vet të nominuar kohë me pare, dr. Pal Leken, kryetarin e tashem te komunes, LDK-ja, dr.Luan Golen, Lëvizja Vetvendsoje edhepse ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin, ka Arberie Nagavcin e se shpejti pritet qe kete ta bejne edhe subjektet tjera politike qe garojne per zgjedhjet e sivjeme.