Si temë qendrore e tribunës për këtë vit është caktuar të jetë “Skenderbeu në Letërsi”, ku referues do të jenë, studiuesi, shkrimtari e historiani, Jusuf Buxhovi, si dhe historiani i letërsisë, profesori nga Tirana, Shaban Sinani.
Ky është viti i dytë rresht që ky aktivitetet dikur më i madhi letrar në nivel vendi, zhvendoset në stinën e vjeshtës.
Mitingu i poezisë sivjet do të ketë edicionin e 54-të me radhë, ndërsa llogaritet si aktiviteti i parë dhe më i madhi letrar në nivel të vendit që mbledhë poetë nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe jashtë saj. Vitin e kaluar mitingu ishte mbajtur në fund të muajit nëntor, me një format të zvogëluar në krahasim me mitingjet tjera.