Në ambijentet e këndshme sportive tek Pallati i Sporteve, të hënën janë parë futbollistët e Vëllaznimit tek ushtronin në fushën e gjelbër sipas programit të shtabit teknik të prirë nga Arsim Gojani dhe trajnerëve Arben Lleshi dhe Veton Doli. Moti me diell dukej se u jepte inspirim për të realizuar më lehtë ushtrimet e kombinuara me vrapim dhe top. Stërvitjet i ka ndjekur edhe një grup i tifozëve të cilët mezi po presin startin e skuadrës së tyre të zemres në stinorin pranveror.
Sot ata i ka vizituar edhe një delegacion nga Holanda.
Për dukjen e autobusit, është kujdesur dizajneri zyrtar i FC Vëllaznimi, Gurakuq Dobruna, i cili ka qenë kreator edhe i ambienteve në zyrat e reja të administratës së FCV.