Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë. Ka qenë në stafin drejtues të Ndermarrjes Jatex dhe është shquar për kontributin e madh në zhvillimin e kësaj ndërmarrje.
Në kohën e rinisë, Shpëtim Rudi ishte pjesë e klubit të futbollit Gjakova, dhe futbolldashësit e mbajnë mend për talentin që kishte.
Varrimi i të ndjerit Shpëtim Rudi do të behët të dielen (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.