Friday, March 29, 2024
Lajme

Ndërron jetë Shpëtim Rudi, ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Në moshën 60 vjecare, të shtunën,   ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpetim Rudi. I ndjeri ka qenë edhe kryetar i degës së AKR-së në Gjakovë për disa vite si dhe këshilltar i asamblesë komunale.

Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë. Ka qenë në stafin drejtues të Ndermarrjes Jatex dhe është shquar për kontributin  e madh në zhvillimin e kësaj ndërmarrje.

Në kohën e rinisë, Shpëtim Rudi ishte pjesë e klubit të futbollit Gjakova, dhe futbolldashësit e mbajnë mend për talentin që kishte.

Varrimi i të ndjerit Shpëtim Rudi  do të behët të dielen  (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *