Me përfundimin e tërsishëm të këtij projekti do të menjanohen të gjitha kushtet që mundë ta ndotin liqenin nga rrjedhat e ndryshme të dheut dhe mbeturinave.
Drejtori I Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi”, Ismet Ahmeti tha se ky projekt I mbështetur nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik (për fazën e parë ka ndarë 400 mijë euro) dhe Ministria e Planifikimit hapësinor(faza e parë 200 mijë euro) hynë ndër projektet kapitale që kompania po bënë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.
“Faza e parë gati një kilometer me kosto 600 mijë euro është në përfundim e sipër ndërsa me fazën e dytë edhe 1.2 km, do të vazhdohet vitin e ardhëshëm” tha Ahmeti duke kujtuar që derdhjet e dheut për shumë dekada gjatë mbushjes së liqenit, e kanë mbushur atë me dhe duke i dhënë aromë ujit.
Ndërkaq, Agron Tafarshiku, drejtor teknik i “Radonqit” u shprehë falenderues ndaj kompanisë që ka kryer me sukses dhe cilësi punimet në ndërtimin e kanalit derivues, gjërësia e të cilit është 270 centimetra dhe lartësia e tunelit është 210 centimetra, që mundëson hyrjen e robotit për pastrim nga llymi që krijohet në tunel.
“Kompania jonë ka bërë një hap drejtë pastërtisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Me ngritjen e këtij kanali të mbyllur pamundësohet derdhja e dheut dhe mbeturinave në liqe”, tha Tafarshiku.