Stina e vjeshtës, nisi më 22 shtator dhe sipas sinoptikanëve ajo do të zgjasë 89 ditë dhe 20 orë. Stina e verës i la kështu vendin vjeshtës, e cila do të përfundojë më 21 dhjetor me fillimin e stinës së dimrit.
Tashmë çdo ditë dielli në mëngjes lind një minutë më vonë se një ditë më parë dhe mbasditeve ai ulet gati dy minuta më parë. Sipas përllogaritjeve, çdo ditë dielli do të jetë mbi horizont gati tre minuta më pak.