Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, para prezantimit të hënën në Austri, mbrëmë ka shfaqur koncertin me titull Evropa na bashkon-Dialog përmes muzikës”. Para publikut gjakovarë, në sallën e mbushur dhe dirigjimin e Pëllumb Vulës dhe Kastriot Sades, ka interpretuar vepra të kompozitorëve të njohur. U interpretuan për mrekulli 4 vepra muzikore, ndërkohë që emocione të veçanta zgjuan veprat e luajtura “Në filim të verës” nga Kujtim Laro dhe “Baresha” e Rexho Mulliqit. Instrumentistët në bashkëpunim me violinistin austriak Johannes Fleischmann dhe Momoko Aritom nga Japonia në violë, u duartrokiten në fund të koncertit.