Të premten dhe të shtunën Gjakova do të jetë qendër e hendbollistëve të rinj nga Zvicra, Kosova, Bellerusija dhe Mali Zi. Në Pallatin e Sporteve Shani Nushi do të zhvillohen ndeshjet e turneut kualifikues të Kampionatit Botërorë të hendbollit për përfaqësueset U21 ‘BRAZILI 2015’. Në ndeshjet kualifikuese që zhvillon përfaqësuesja e Kosovës janë edhe seleksionet e Zvicrës, Bellerusisë dhe Malit të Zi. Në ditën e parë të turneut tre ditor, me 9 janar prej orës 17:30 do të përballen Bellorusija dhe Mali Zi, ndërsa prej orës 19:30 përballen përfaqësuesja e Kosovës me atë të Zvicrës.
Bazuar në disponimin dhe përgatitjeve që po bënë përfaqësuesja e jonë nga data 14 dhjetor pritet një rezistencë por ndoshta edhe befasi në këtë turne kualifikues. Organizimi po shkon në mënyrë të shkëlqyer, pallati ‘Shani Nushi’ tani e ka marr formën fantastike pas renovimit nga BE, kurse me shtrirjen e dyshemesë se gerflorit mbi parket palestra ka formën e një bukuroshe të vërtetë, ku shpresojmë që djelmoshat kosovar të japin maksimumin dhe pse jo edhe te kualifikohen, edhe pse kjo nuk është në rend të parë, por me shumë paraqitje sa ma dinjitoze dhe organizim të mrë.
Përfaqësueset mysafire në Gjakovë arrijnë te enjten dhe do të akomodohen ne Hotel PASHTRIKU, kurse Përfaqësuesja e Kosovës do të akomodohet ne Hotel JAKOVA.
Kurse me poshtë po ju paraqesim edhe orarin e zhvillimit te ndeshjeve.
Kualfikimet për Kampionatin Botror U21
Grupi 5
1. Belarus
Takohon Data Ora
Belarus -Montenegro: 09.01.2015 17:30
Switzerland- Kosova: 09.01.2015 19:30
Montenegro – Switzerland: 10.01.2015 17:30
Kosova – Belarus: 10.01.2015 19:30
Belarus – Switzerland: 11.01.2015 14:00
Montenegro – Kosova: 11.01.2015 16:00