Ka filluar tashmë renovimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, rivendosja në funksion e të cilit, pritet me interesim të madh nga qytetarët, nisur nga gama e gjerë e shërbimeve parësore shëndetësore të cilat ofrohen në ketë qendër të mjekësisë familjare.
Sipas Komonit, njëra ndër risitë kryesore kur është fjala tek projekti i QKMF-së, është përmirësimi i rrjedhës së pacientëve, gjë e cila pritet të ndikoi në ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore në këtë qendër. Ndryshe, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, shumëllojshmëria e shërbimeve dhe sasia e tyre, do të mbesin si kanë qenë më parë, ndërkohë që , nisur nga fakti se është liruar hapësira ku më pare ka qenë i vendosur Instituti i Shëndetit Publik, kjo ka mundësuar një ridizajnim të ofrimit të shërbimeve mjekësore të cilat ofrohen në këtë qendër të mjekësisë parësore në komunën tonë.