Kusari – Lila ka thënë se kjo kompani do tu garantojë fermerëve farën dhe pesticidet por po ashtu do tu garantojë edhe çmimin e tregut për produktet e tyre. Nëse palët arrijnë të dakordohen në këtë rast, mbjellja e lulediellit mund të fillojë qysh në muajin prill, ndërsa puna për ndërtimin e fabrikës në muajin maj.
Edhe vite më parë kishte iniciativa për prodhimin e lulediellit dhe hapjen e reparteve prodhuese për prodhimin e lëndës djegëse që fitohet nga lule dielli, mirëpo fermerët gjakovarë nuk kishin parë llogaritë e veta për tu marrë me këtë kulturë industriale. Dikur Gjakova, falë punës së KBI “Ereniku” kishte qindra hektar me lule dielli.
A do ta shfrytezojne fermeret kete rastin me te ri, mbetet te presim.