Duke prezantuar rezultatet e punës së punonjësve të policisë në komunën tonë, ai ka veçuar dukurinë e vetëvrasjeve, e që gjatë kësaj periudhe 8 mujore, janë regjistruar 3 raste të tilla. E, numri i veprave tjera të ndryshme penale, është më i vogël se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ka pas 2 raste vrasjesh, 13 lëndime të rënda, ndërkohë që janë raportuar 552 raste vjedhjesh dhe vjedhje të rënda dhe 20 grabitje.
Marrë në tërësi, bazuar në arritjet në luftimin e krimit, situata aktuale në komunën e Gjakovës, është vlerësuar të jetë në nivel të kënaqshëm, me shkallë të zbulueshmërisë mbi 50 përqind të rasteve. Ndryshe në mbledhjen e djeshme , është shqyrtuar edhe informata buxhetore për periudhën Janar-Qershor të këtij viti, draft-buxheti i komunës për vitin 2015, pastaj shpallja e interesit publik për hapjen e rrugës së re në Çarshinë e vjetër si dhe disa çështje tjera nga aktiviteti vijues i Kuvendit të Komunës.