Epiteti i shfaqjes më të mirë të festivalit të sivjetmë “ Fëmijët në Skenë”, i takoi realizimit skenik me titull “Pula e vogël kuqaloshe” në interpretim të nxënësve të Shkollës Fillore Zekiria Rexha . Në vendin e dytë u gjend Shkolla Fillore “Yll Morina” me realizimin skenik me titull “Një kufi me pafundësi”, kurse me vendin e tretë u vlerësua shfaqja ‘Zemra në vend të çokollatës’ në interpretim të nxënësve të shkollës ‘Kelmend Rizvanolli ‘. Çmimi i aktorit më të mirë i takoi nxënësit Zgjim Dana nga shkolla fillore Emin Duraku.
Adhuruesit e vegjël të artit skenik por edhe të tjerët, me këtë rast kanë pasur mundësi të përcjellin 15 shfaqje të shkurtra skenike të realizuara nga nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gjakovës.