Ato fillimisht kanë qëndruar në shtëpinë muze të familjes Çerkezi e mëpastaj kanë bërë homazhe në varrezat e martirëve në Çabrat. Gjyle Haziri, përfaqësuese e Shoqatës “Zëri i prindërve”, nga Mitrovica, tha se kanë vendosur që këtë javë ta nisin pikërisht me vizitë në familjen Çerkezi, për faktin se kjo familje llogaritet si simbol i gjithë familjarëve të personave të pagjetur, pikërisht për përmasën e madhe të krimit makabër, që forcat serbe bën mbi të. Nga ana tjetër, Ferdonie Çerkezi, duke iu uruar mirëseardhje nënave nga Mitrovica, tha se përkundër humbjes së të gjithë meshkujve të shtëpisë, kjo shtëpi vazhdon të jetë e hapur për të gjithë dashamirët nga e tërë Kosova, sepse janë vizita të tilla ato që e bëjnë më të fortë atë dhe ia lehtësojnë dhimbjen e madhe.