Në apelin e dorëzuar medieve , KRU”Radoniqi” thekson se për të mbajtur në kontrollë dhe stabile shërbimet, do të angazhoj mekanizmat të saj dhe strukturat institucionale të Inspektoriatit Komunal, të Policisë së Kosovës, do të veprojë me masa ndëshkuese konform vendimit të aplikueshëm të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Për mos respektimin e këtij vendimi tek te gjithë keqpërdoruesit do të pasojnë gjobat: Për spërkatje të pa autorizuar të rrugëve dhe trotuareve ndëshkimi do të jetë 300 euro, aq sa do të jetë edhe për ujitje të kopshteve dhe oboreve. Për autolarje me ujë nga rrjeti i ujësjellësit të pijes gjoba do të jetë 500 euro ndërsa për shfrytëzim jo të domosdoshëm do të jetë 500 euro.
Bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, Kompania e Ujësjellësit Radoniqi kujton edhe një herë se vjedhja e shërbimeve të ujit është vepër penale dhe aplikohet dënimi me burgim deri 1 vit .
KRU Radoniqi falënderon konsumatorët për bashkëpunim në shlyerjen e borxheve dhe shfrytëzim racional të ujit, sepse vetëm me një organizim të këtillë po mundësohet furnizim i pandërprerë 24 orësh me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët.