Site icon Gjakovapress

Riparimet në rrjetë, pa ujë një pjesë e qytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” ka njoftuar se për shkak të riparimeve në vënien e orëmatësit në gypsjellësin tek Shkolla e Lartë Pedagogjike”Bajram Curri”, banorët e rrugës Ismail Qemali dhe rrugëve anësore që lidhen me te, nga ora 21.00 e ditës së martë deri në orën 13.00 të ditës së mërkure, nuk do të kenë ujë të pijes.

Ekipet profesionale po punojnë që ky riparim të kryhet sa më shpejtë.

Exit mobile version