
Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Krahas asfaltimit dhe rregullimit të rrethit, në atë lokacion tashmë janë vendosur edhe shtyllat e ndriçimit, të cilat gjithashtu i kanë dhënë një pamje madhështore këtij rrethrrotullimi. Aktualisht në atë lokacion është duke u punuar në përfundimin e trotuareve dhe shtigjeve për biciklistë në rrugën “UÇK” dhe në rrugën “Tirana”, ndërsa pas një pauze disa mujore, konkretisht me fillimin e pranverës do të nisin punimet edhe për rregullimin e tërësishëm të parkut qendror.