Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të përforcohet edhe me lojtarin e katërt për këtë afat kalimtar. Kuqezinjve iu është bashkuar edhe mesfushori Alban Dragusha që se fundmi mbrojti ngjyrat e skuadrës së Dritës nga Gjilani. Po ashtu, dje u bisedua edhe me Arber Prekazin dhe sipas burimeve tona kontrata është shumë afër realizimit.
Ndryshe ditë më pare ishte zyrtarizuar edhe ardhja e një tjetër mesfushori, Granit Osmanollajt, ish-lojtar i Lokomotiva Plodiv dhe Tërbunit të Shqipërisë. Dragusha dhe Osmanollaj i bashkohen kështu Samir Sahitit dhe Semir Zenelit të cilët do të veshin fanellën e Vëllaznimit në edicionin e ri. Ndryshe, nga dita e hënë, Vëllaznimi do të mbajë nga dy seanca stërvitore për të shtuar ritmin e përgatitjeve për garat që nisin më 19 gusht. Sipas kryetrajnerit Ismet Munishi, nga e martja ushtrimet fizike do të përcillen edhe me ndeshje stervitore për të ardhuir në shprehje loja me top .