Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Sahiti, Zeneli, Osmanollaj, Dragusha dhe ndoshta edhe Prekazi te Vëllaznimi

As temperaturat deri në 37 gradë celciuz nuk po I pengojnë futbollistët e Vëllaznimit të kryejnë fazën më të rëndë , atë të përgatitjes kondicionale. Kryetrajneri Ismet Munishi I mbështetur nga ndihmësit e tij, Luan Tabaku, Haxhi Kurhasku, dhe Veton Doli po reliazojnë fazën e parë për edicionin e ri të superligës. Aktualisht Vëllaznimi po punon edhe në frontin e pasurimit të fondit të lojtarëve me emra cilësorë dhe të dëshmuar. Presidenti I klubit Shkelzen Gashi është pothujse gjatë tërë ditës në stadium.
Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të përforcohet edhe me lojtarin e katërt për këtë afat kalimtar. Kuqezinjve iu është bashkuar edhe mesfushori Alban Dragusha që se fundmi mbrojti ngjyrat e skuadrës së Dritës nga Gjilani. Po ashtu, dje u bisedua edhe me Arber Prekazin dhe sipas burimeve tona kontrata është shumë afër realizimit.
Ndryshe ditë më pare ishte  zyrtarizuar edhe ardhja e një tjetër mesfushori, Granit Osmanollajt, ish-lojtar i Lokomotiva Plodiv dhe Tërbunit të Shqipërisë. Dragusha dhe Osmanollaj i bashkohen kështu Samir Sahitit dhe Semir Zenelit të cilët do të veshin fanellën e Vëllaznimit në edicionin e ri. Ndryshe, nga dita e hënë, Vëllaznimi do të mbajë nga dy seanca stërvitore për të shtuar ritmin e përgatitjeve për garat që nisin më 19 gusht. Sipas kryetrajnerit Ismet Munishi, nga e martja ushtrimet fizike do të përcillen edhe me ndeshje stervitore për të ardhuir në shprehje loja me top .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *