
Rrjetet sociale ditëve të fundit kanë shpërndarë informacione të disa prinderve për kërcënimet që po u vijnë nga persona të panjohur për tentime të kidnapimeve të fëmijëve skaj shkollave të qytetit. Për të sqaruar opinionin publik rreth këtyre propagandave të shtunën, do të mbahet konferencë për media me Kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, komandantin e policisë Kristë Gjoka dhe drejtoreshën e Arsimit, Diana Qarkagjija.
‘ Komuna e Gjakovës është njoftuar për publikimet e fundit nëpër rrjetet sociale, në lidhje me shqetësimet e qytetarëve nga kërcënues të ndryshëm afër shkollave të Komunës, prandaj do të mbajmë një konferencë për media’, thuhet në njohtimin e Zyres për informim në KK të Gjakovës.