Gjakovapress

Shtyhet orari I shërbimeve administrative

gjendjacivilefotoQytetarët e Komunës së Gjakovës nga dita e sotme, do të mund të shërbehen në administratën komunale edhe për dy orë më gjatë, sesa orari i rregullt i deritashëm.

Prej sot Komuna e Gjakovës ka shtuar orarin e shërbimeve dhe kjo e gjitha po ndodhë për shkak të fluksit veror të shtuar të qytetarëve, sidomos të atyre nga diaspora për t’u pajisur me dokumente të ndryshme personale.

“Duke filluar nga dita e sotme, e hënë, datë 07.07.2014, shërbimet e ofiqarisë do të punojnë me orar shtesë. Për mundësimin e krijimit të kushteve dhe shërbimeve sa më të mira ndaj qytetarëve, për shmangie të tollovive të mundshme si dhe përfitimin në kohë, këto shërbime do të zgjasin për dy orë me shumë, respektivisht deri në ora 18”, thuhet në njoftimin e  komunes.

Në anën tjetër, komuna ka hapur edhe Qendrën Informative, e cila do t’u mundësojë qytetarëve që të paraqesin shkresa të ndryshme që kanë të bëjnë me shërbimet komunale, si ankesa, kërkesa dhe informata në adresë të kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, por edhe ndaj bashkëpunëtorëve dhe drejtorëve të qeverisë lokale.

Këtë mund ta bëjnë edhe falas përmes dy numrave të telefonit 0800 60000, si dhe 0800 60001.
 

Exit mobile version