Besim Meqa, zyrtar I Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të dielen në mëngjes I tha Radio Gjakovës se stuhija ka qenë e madhe sikurse në vitin 2002 kur kishte edhe viktima, ndërkohë që kësaj radhe, fatbardhësisht nuk ka viktima.
‘Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa telefoni I emrgjencës 112 nuk ka pushuar gjatë gjithë kohës duke pranuar rastet e dëmeve të shkaktuara nga era e fuqishme,’ tha Meqa duke shtuar dëmet në shkollat fillore në Rogovë dhe Damjan.
Si pasojë e motiti të keq Gjakova ka kaluar një 24 orësh me shumë vështirësi rreth furnizimit me energji elektrike.