Me organizim të Inciativës qytetare të Gjakovës të dielen në mbrëmje është mbajtur një takim mes intelektualëve të komunës së Gjakovës dhe kryetarit aktual Pal Lekaj, njëherit kandidat i AAK-së për kryetar.
Në këtë takim, intelektualët nga fusha të ndryshme kanë komentuar gjendjen aktuale në komunën e Gjakovës si dhe i kanë parashtruar pyetje dhe kanë dhënë ide se çfarë mund të bëhet për të përmisuar jetën e qytetarëve.
Kështu, në këtë takim Nesrete Kumnova ka kërkuar që në rast fitoreje të Lekajt të shikohet mundësia e ndërtimit të një muzeu për të zhdukurit, për çka ka marrë garancinë e kryetarit aktual se ajo do të jetë në planet e qeverisë së ardhshme.
Po ashtu, është kërkuar dhe ndërtimi i një Galerie të Arteve për komunitetin e artistëve pasi mungesa e një objekti të tillë në një qytet që shquhet për kulturë është e pajustifikushme.
Lekaj, nga ana tjetër, ka mirëpritur këtë propozim dhe gjitha tjerat dhe ka premtuar se do bëjë çështë e mundur që të realizohen idetë që janë në shërbim jovetëm për komunitete të veçanta, por për të miren e gjithë qytetit dhe qytetarëve./radiogjakova/