Derisa munguan golat në këtë lojë, nuk mungoi atmosfera e zjarrtë që krijojë tifozeria gjakovare. Ata I “ndezi” edhe pjesëmarrja e legjendës së futbolit Lorik Cana, I cili solemnisht shqelmoi topin e parë në fushë.
Me një koreografi të veçantë, në tribuna , përmes një panoje gjigante u prezantuan legjendat gjakovare që kanë luajt për Kombetaren e Shqipërisë, si: Naim Kryeziu, Lorik Cana, Besnik Hasi, Burim Kukeli, Amir Abrashi dhe Eros Grezda. Kjo ishte si një përshëndetje gjithë adhuruesve të futbollit, “Të fala nga Gjakova!, nga qendra e futbollit shqiptar e ku siç shkruhet në këtë pano, TRADITA VAZHDON.