Drejtuesit e KRU’Radoniqi’ e kishin planifikuar tejmbushjen me 15 maj, mirëpo reshjet e fundit të shiut si dhe përkushtimi i punonjësve të kompanisë për të menaxhuar rrjedhat e ujërave duke i sjellë në liqe, bënë që kjo të arrihet dy javë më parë. Drejtues të kompanisë Radoniqi ftuan gazetarët që nga afër të ndjekin procesin e tejderdhjes së ujit që konsiderohet si një garanci e furnizimit 24 orësh të qytetarëve me ujë të pijes. Me arritjen e këtij niveli, veç sasisë së ujit është arritur të ngritët edhe cilësia duke u mbushur liqeni me ujë të freskët, e në anën tjetër duke u pastruar uji i fundërruar i cili në një pjesë shfrytëzohet edhe për ujitje. Aktualisht prodhohet ujë cilësorë me parametrat fiziko-kimik dhe bakteriologjik me kapacitet prej 500 deri në 600 litra në sekondë.