Kështu sipas dinamikes brenda javësh Aeroporti i Gjakovës do të ketë bordin e parë udhëheqës të tij i cili për detyrë kryesore do e ketë dhënien e aeroportit me koncension.
Ky lajm sikurse nga mbar’ qytetaret është mirepritur edhe nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e cila tha se , “Është një lajm shumë i mirë për mua dhe për të gjithë qytetarët e Gjakovës. Ky vendim i qeverisë është hapi konkret drejtë funksionalizimit të plotë të aeroportit të Gjakovës. Ky hap ndihmon dhe afron kohën e ngritjes së një aeroporti të mirëfilltë, i cili do të jetë në shërbim të ekonomisë së Gjakovës dhe tërë Kosovës”, ka thënë Kusari – Lila.
Në fakt, ndërmarrja e themeluar e cila prêt që shumë shpejtë t’i formohen edhe organet menaxhuese, do të jetë ajo që do ta bëjë përgatitjen që aeroporti i Gjakovës të ipet me koncesion, sipas zyrtarëve qeveritarë, si mënyra e vetme aktualisht që ky asset strategjik të vihet në funksion të plotë. Këtë strategji e konfirmon edhe Kusari – Lila, e cila pas vendimit të sotëm të qeverisë pret dhe beson që edhe hapat e ardhshëm të jenë të shpejtë.
“Hapi i radhës është që qeveria e Kosovës ta themelojë bordit dhe menagjmentin e përkohshëm të aeroportit, organe këto që do ta përgatisin koncesionimin e tij. Besoj që kjo do të ndodhë brenda javës dhe bashkë edhe me kompani konsulente të fillojë angazhimi për dhënjen e aeroportit me koncesion, gjegjësisht të fillojë përgatitja e ofertës së qeverisë së Kosovës për koncesionerin e ardhshëm të aroportit të Gjakovës”, ka thënë Kusari – Lila.
Ajo ka shtuar se bordi i aeroportit që pritet të themelohet këto ditë do të përbëhet nga pesë anëtarë, dy prej të cilëve do të propozohen nga komuna e Gjakovës dhe tre të tjerë nga qeveria e Kosovës.
Ndryshe, pas funksionalizimit të tij, aeroporti i Gjakovës pritet të përdoret për fluturime “cargo” apo bartje mallrash dhe për shfrytëzim nga agjencitë që ofrojnë bileta të lira. Pas shpalljes së Gjakovës Zonë e Lirë Ekonomike, aeroporti do të jetë aseti më i rëndësishëm strategjik për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.