Atleti gjakovar Tirron Mamusha vazhdon edhe këtë vit me sukseset. Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës organizuan Maratonën e Tiranës. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kjo maratonë është bërë një aktivitet i përvitshëm i cili pavarësisht rritjes se cilësisë sportive ka ndihmuar gjithashtu në rritjen e interesit të vrapuesve nga e gjithë bota për të vizituar qytetin e Tiranës.