Trendët e rritjes së popullsisë në komunën e Gjakovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë negative për faktin se në këtë periudhë, sipas të dhënave tona, kanë lindur rreth 300 foshnja më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shërbimit të Statusit Civil të Kuvendit Komunal(KK) të Gjakovës, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në komunën e Gjakovës kanë lindur 1 mijë e 20 foshnja, ndërsa të regjistruar në librat amzë janë 154 më pak , për faktin se me sistemin e ri, prindërit janë të obliguar të regjistrojnë fëmijët e porsalindur.
Luan Vokshi udhëheqës i sektorit të Statusit Civil në Kuvendin komunal të Gjakovës përmend vështirësitë rreth shifrave të sakta të prezantuara të të porsalindurve për mungesën e paraqitjes së prindërve në sektorin e ofiqarisë.
Rritje në përqindje të vogël shënon edhe numri i vdekjeve. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në komunën e Gjakovës kanë ndërruar jetë 231 persona, ndërsa 32 raste të vdekjeve nuk janë regjistruar për mungesë të paraqitjes nga ana e familjarëve. Pra , sikurse tek të lindurit, kjo problematikë e mosparaqitjes me kohë është edhe tek rastet e vdekjeve, ndërsa edhe tek kurorëzimet ka risi. Vokshi thekson se për të lidhë kurorëzimin kërkohen disa procedura paraprake,e jo siç ka qenë më parë.