KB Vëllaznimi ka mbajtur gjallë shpresat për ti ikur fundit të tabelës pasi të dielën në mbrëmje ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës në udhëtim 68:78 (11:21, 16:19, 23:16, 18:22), në kuadër të javës së 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Gjatë gjithë ndeshjes gjakovarët ishin në epërsi ndërsa vetëm në çerekun e fundit distanca u zvogëlua vetëm në tri pikë, ku rrezikohej fitorja edhe për faktin se Kuq e zinjtë luanin pa Emogbon dhe Shehun që u larguan për shkak të pesë gabimeve.
Te Vëllaznimi u dalluan Ty Nichols me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Cedric Council me 18 pikë e 13 kërcime dhe Robert Shestani me 17 pikë.
Fitores I kontribuoi edhe Atik Koshi I cili sonte ishte i saktë për 3 treshe dhe 9 pikë.
Vëllaznimi me këtë fitore ka mbledhur 33 pikë dy më pak se Trepça dhe një më pak se Sigal Prishtina, mes të cilave po bëhet garë e forte për ti ikur rënies nga superliga. Deri në fund janë edhe tri ndeshje. Vëllaznimi në xhiron e ardhshme luan në Gjakovë me Golden Yllin, pastaj me Sigal Prishtinën dhe në fund me Pejën si udhëtues.