Gjakovapress

Uji i Junikut për banorët e 12 fshatrave të Gjakovës

kuqiDy komunat fqinje , Gjakova dhe Juniku kanë mundësi të mira bashkëpunimi, qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik apo edhe në fusha tjera. Kështu konstatuan dy kryetarët e komunave, Mmoza Kusari Lila dhe Agron Kuqi  në takimin që të martën e zhvilluan në Gjakovë, e ku me interes ishte zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë të pijes nga burimet e komunës së Junikut.

Kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i komunës së Junikut  Agron Kuqi, në një takim të marten në Gjakovë, kanë bashkëbiseduar lidhur me mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha me interes për të dyja komunat.

“ Me kryetarin Kuqi, biseduam për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellët në realizimin e projekteve të natyrës turistike, të trashëgimisë kulturore e pse jo edhe në fushat tjera, që do të ndikojnë në  zhvillimin ekonomik dhe në projektin e bashkëpunimit ndërkomunal e ndërkufitar”, ka thënë kryetarja Kusari-Lila, duke shtuar se është biseduar edhe për projektin e ujësjellësit për 12 fshatra të Rekës së Keqe, ku uji më të cilën do të furnizohet kjo pjesë e Gjakovës e ka burimin në hapësirën administrative të komunës së Juniku.

Kusari-Lila, theksoi  se  Gjakova tani është edhe me aeroport, dhe me mundësi të madhe për qenë, pikë referimi me interes zhvillimor edhe për komunat tjera të Rrafshit të Dukagjinit, si  Juniku, Deçani, Peja, Istogu dhe Klina.  Kryetari i Junikut Agron Kuqi, ka thënë se  Gjakova dhe Juniku, janë komuna fqinjë, dhe në planin tonë  zhvillimor jemi të interesuar të bashkëpunojmë ngushtë, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta që na ofrohen në të ardhmen.

“Junik është komunë e re por, veçorit  natyrore e kulturore paraqesin vlera dhe potencial për zhvillim më të hovshëm, të resurseve natyrore dhe vlerat e trashëgimisë kulturore në dobi të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenës sociale”, tha Kuqi.

Ai më tutje ai shtoi se ,  “Me një bashkëpunim të ndërsjellët dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në mënyrë racionale në shumë fusha, Juniku mund të promovoj këtë interes me një perspektiv për banorët e të dy komunave”.

Exit mobile version