“ Jam i privilegjuar, në këto qaste kur po folim për një vjetorin e themelimit të një tempulli të shenjët më prestigjiozë të dijës. “ Sikur sot të ishte në jetë i ndjeri akademik Fehmi Agani, dhe ta pyesnim se ku dëshiron të ketë një Universitet, pa dyshim se do të thoshte në Gjakovë. Ministri Buja ka thënë se “Universiteti për të cilin jemi tubuar në një vjetorin e tij, lindi në një vatër të dijës dhe shkencës me traditë siç është Gjakova”.
Ndërkohë në fund ministri Buja ka theksuar se “ historia e fillimit të arsimit shqip, vërteton më së miri se kur një popull mbështet një ide fisnike, siç është arsimimi në nivel universitar, dhe asnjë forcë nuk mund ta ndalë jetësimin e kësaj ideje”. Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, tha se “Kur u vendos të themelohet Universitetit në Gjakovë, kishte zëra skeptik dhe të rezervuar për fatin e këtij institucioni. Por nga të arriturat e këtij institucioni të lartë shkencorë shihet se paskemi pas të drejtë të vendosim që Gjakova të ketë universitetin, me emrin e strategut vizionarit intelektualit të urtit të guximshmit dhe të pavdekshmit akademik Fehmi Agani. Kryeministri Thaqi ka thënë se kam pas besim në këtë tempull të dijës.
“ Personalisht kamë besuar se suksesi në këtë institucion arsimor në Gjakovë nuk do të mungoi. Sikur që kamë pasur besim në akademikun Fehmi Agani, ashtu kamë besim që emri ti tij puna e angazhimi në rrjedhat e çështjes së Kosovës do ti japë energji të shëndosh studentëve dhe pedagogëve në arritjen e dijës dhe shkencës. Kryeministri është zotuar se UP “ Femih Agani”, do të ketë përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, e Ministrisë së Arsimit, dhe kjo mbështetje do të jetë konkrete. Në bisedë me kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari- Lila, vendosëm që shumë shpejtë të fillojmë me ndërtimin e një objekti të ri për universitetin e Gjakovës, ku do të plotësoi nevojat e Gjakovës dhe më gjerë. Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari- Lila, është shprehur e nderuar në këtë manifestim.
“ Është nderi i veçantë që sot para jush në ditën e 7 marsit, ditën e mësuesit dhe në një vjetorin e themelimit të Universitetit Publik të Gjakovës që mbanë emrin e strategut vizionarit intelektualit të guximshmit dhe të pavdekshmit akademik Fehmi Agani, të përurojmë këtë objekt. Të nderuar të pranishëm, Universitetit Publik i Gjakovës, filloi punën e tij në vitin Akademik 2013-2014, si pasues i Shkollës së Lartë Pedagogjike duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të 60-ta, fillimisht e themeluar si akademi pedagogjike me vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Ndërsa, punën e filloi me 1 tetor të vitit 1967. Nga vitit 1968 e deri në vitit 1977 u hapën drejtime kualifikuese universitare. Universitetit i Gjakovës “ Fehmi Agani”, në planifikimin e tij pa me dysheje se do të kontribuon në aftësimin e kuadrove universitare në shumë fusha të dijës dhe shkencës. Në universitetin “ Fehmi Agani”, këtu, në këtë vend shpresohet të studiojnë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare. Patriotizëm kulmor tash për tash në këtë kohë është vetëm dija. Ky Universitet i dedikohet, studentëve dhe familjarëve si dhe gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës, komunave të Malësisë së Gjakovës, Tropojë